B.O, vajza 14-vjeçare nga Kavaja u dashurua me një 17-vjeçar nga i njëjti qytet dhe pas disa javësh shkoi të jetonte me të kur ishte vetëm 12 vjeç.Disa muaj më vonë, ajo mëson se ishte shtatzënë, ndërkohë që djali me të cilin u arratis nga familja filloi ta dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht.
“Pasi mësova që isha shtatzënë, ai u gëzua fillimisht por pastaj filloi dhuna fizike dhe psikologjike e tij dhe nënës së tij ndaj meje. Prindërit më thonin se duhej ta hiqja fëmijën, kursë mësuesit dhe shoket e shoqet e klasës u çuditën.
Mësuesja erdhi tek shtëpia ime dhe më tha që të kthehesha në shkollë”., – shpjegon ajo në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke shtuar se kishte marrë vendimin që të mos kthehej më.
Ajo e lindi vajzën disa muaj më pas, por zbuloi se kishte një fëmijë me sindromën down.
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...