Një vajzë e rë në moshë ka përjetuar tmerr këtë të dielë në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht ka rënë në hapësirën e pallatit që është e dedikuar për lëvizjen e ashensorit.
Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lirojnë të renë nga tmerri dhe dhimbjet.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një pallat 7 katësh, i ndërtuar prej vitesh tashmë por që nuk ka një ashensor funksional. Madje edhe hyrja e pallatit, nuk është e ndriçuar sa duhet, ndërsa në zbrazëtirën e vendit ku qëndron ashensori nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese apo ndonjë gardh që të parandalojë aksidentet.
Vajza në video duket teksa qëndron e shtrirë në fund të gropës së ashensorit dhe kërkon ndihmë. E reja shprehet se po i del gjak nga veshi.
Vajza, e paidentifikuar në emër, është përcjellë më pas në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime që mund t’i rrezikojnë jetën.
Video është publikuar nga SarandaWeb
https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/978309585674027/
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...