Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përcolli urimet e tij për Fitër Bajram.
Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman shqiptar, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se në këto ditë të vështira duhet forcuar ndjenja e solidaritetit ndaj personave që janë në nevojë.
“Iu uroj të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë sakrificat dhe iu uroj paqe, mbarësi në familjet e tyre ,por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të shtojmë më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe harmoninë me njëri-tjetrin dhe sidomos të jemi më pranë të gjithë atyre njerëzve që janë në kushte më të vështira”, u shpreh Meta./A2
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...