Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.
Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.
Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.
Ndërkohë, në tre bashki të tjera të qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll – një proces i tillë nuk ka nisur ende. Përfaqësues të këtyre institucioneve deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.
Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr. Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës. /oranews/
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak