Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka adresuar me tone të forta kritike performancën e pushtetit vendor, duke theksuar se nuk ka më vend për justifikime në mandatin aktual.
Ai solli në vëmendje shembullin e Bashkisë së Cërrikut, e cila përpunon mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkte të shitshme, duke e cilësuar si një model inovativ që duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë.
Rama kritikoi qasjen pasive të disa njësive vendore që presin fonde nga qeveria, ndërkohë që, sipas tij, kanë mundësi të zhvillojnë projekte vetëgjeneruese për komunitetin.
Në mënyrë të prerë, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative të emëruar nga Partia Socialiste, për t’iu hapur rrugë individëve të rinj që mund të japin rezultate më të mira. “Shqipëria e vitit 2030 nuk ndërtohet duke përsëritur të njëjtat gabime,” theksoi Rama.
“Këto mandate nuk kanë asnjë justifikim, sepse epo të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero, ku ta di unë se përse Bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkt në shitje, dhe pse nuk e kanë të gjitha bashkitë këtë.
Është një inovacion, që e ka Bashkia e Cërrikut. Pse duhet të rrimë të presim, dhe pastaj kërkojnë vetëm fonde nga qeveria, ndërkohë që kanë mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit. Sa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë.
Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata. Ne duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën. Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime.Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar”, tha Rama./abcnews.al
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media