
Deputeti i PS, Gramoz Ruci dhe Ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte bojkotuar nga deputetet e opozites pas rrezimit te kerkeses per intepretim nga Gjykata Kushtetuese te mandatit te deputetit socialist, Rakip Suli./r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci and Former Prime Minister Sali Berisha, during a parliamentary session.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së të zhvilluar të hënën në mesditë, kryetari, Gramoz Ruçi, u kërkoi deputetëve të tij që të mos mungojnë në seancën e së enjtes. Më 3 nëntor është parashikuar që të kalojnë për votim disa ligje që kërkojnë 84 vota. Një prej tyre është ai për qeverisjen e sistemit të drejtësisë.
Në kushtet kur prej PS-së janë larguar edhe 2 deputetët Blushi dhe Hafizi dhe kur votat e LSI-së mund të sjellin ndonjë surprizë, Ruçi ka kërkaur angazhim maksimal për të mos dështuar në këtë seancë.
Nga burime brenda grupit mësohet se Ruçi e ka cilësuar të pajustifikueshme mungesën e ndonjë deputeti ditën e enjte në Kuvend. Ai u ka kërkuar deputetëve që të anulojnë çdo lloj aktiviteti parlamentar jashtë shtetit apo partiak, që të jenë në seancë. Në mbledhjen e së hënës mungoi Edi Rama, i cili ishte në Tropojë për të inspektuar projektet e Rilindjes Urbane në këtë qytet.
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...