Ulqini nderon Ramën me titullin “Qytetar Nderi”

16:07 | 4 Prill 2015
M. A.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, nga qyteti i Ulqinit.

Në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” për Ramën, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi praninë e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni dhe theksoi se “shqiptarët kanë përgjegjësinë historike për të dhënë shembullin e tyre”.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ka falënderuar Ulqinin për titullin ‘Qytetar Nderi’.

“Faleminderit Ulqinit për titullin ‘Qytetar Nderi’! Shqiptarët më afër se kurrë mesveti, më shumë se kurrë të sfiduar nga e ardhmja e përbashkët”, ka shkruar Rama.

Komuna e Ulqinit nderoi me titullin “Qytetar Nderi” edhe zv.kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ulqini është urë e popujve dhe qyteteve” dhe se “Kosova e njeh Malin e Zi përmes këtij qyteti”, u shpreh Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale