Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi propozimin e qeverisë për çmimin e energjisë elektrike, i cili do të ulet në 8.5 lekë për kWh për të gjithë konsumatorët familjarë, që shpenzojnë më pak se 700 kWh në muaj.
Kryeministri i vendit, Edi Rama në konferencë për mediat u shpreh se ulja e çmimit të energjisë është ulja e parë dhe më e madhe që ka ndodhur në 35 vitet e fundit. Sipas tij, ky hap është ndërmarrë pas analizave të bëra nga ekspertë të fushës.
“Sot do të ndajmë me publikuan një arritje, që është nga më domethënëset e qeverisjes sonë; uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt, i cili na mbush patjetër me krenari, po të marrim parasysh se nga çhumnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme është në kundër tendencës të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm nuk janë ulur, por janë të kërcënuara me rritje të tjera. Kjo masë është një masë më shumë se sa e mirë menduar, e diskutuar në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe atë ndërkombëtare”, tha Rama.
Aktualisht për abonentët familjarë çmimi i energjisë është 9.5 lekë për KWh pa TVSH. E thënë ndryshe, çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht./abcnews.al
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...