Goditet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Policia kufitare në Han të Hotit ka sekuestruar një sasi prej 19 kg kanabis si dhe ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip Opel ku u gjet droga, shtetasin ukrainas por me banim në Çeki, Elchin Ragimov.
“Më datë 19.07.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje të Republikës Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa”.
Sipas policisë, lënda narkotike kishte destinacion Malin e Zi.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët