Stomatologia Olesia Duka, e cila dyshohet se ka mashtruar disa biznesmen duke iu premtuar produkte dentare me çmime të favorshme ka apeluar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Me anë të avokatit Arben Llangozi, ajo ka depozituar kërkesë për rekurs ndërsa kolegji penal i gjykatës së lartë ende s’ka caktuar një datë për shqyrtimin e kërkesë.
Si masë shtrënguese ndaj Olesia Dukës prokuroria ka vendosur dhe sekuestro të pasurive dhe llogarive bankare deri në përfundim të hetimeve.
Më herët, Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë, arrest me burg për Dukën, e cila njihet për miqësitë e saj me disa VIP-a dhe politikan të lartë në vend.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa