Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati.
Por kush është prokurori i posaçëm Braho?
Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)./tch
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare