Gilmando Dani, 36 vjeçar mbeti i vrarë mesditën e kësaj të marte pranë aeroportit të Rinasit, pasi u qëllua me breshëri plumbash.
Dani, ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin.
36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu.
Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes, raporton Top Channel.
Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte pasur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin.
Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale.
LEXO EDHE:
Vrasja në Rinas, momenti kur policia thyen xhamat e veturës për ta nxjerrë viktimën
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...