Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Me anë të një postimi në “X”, Rama u shpreh se Shqipëria ka zgejdhur të sillet si një vend anëtar i BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria qëndron krah Italisë duke zgjedhur që të sillet si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord që të ndajë barrën që Europa duhet të mbajë e bashkuar si një familje përballë kësaj sfide që tejkalon dasitë tradicionale mes të majtës dhe të djathtës”, ka shkruar Rama.
Më tej, ai bëri thirrje që vendet duhet të punojnë bashkë të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorin këtë çështje për të ndezur betejat e brendshme politike.
“Asnjë vend nuk e zgjidh dot i vetëm këtë sfidë, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë peshën e saj. She asnjë lavdi e së kaluarës apo mënyrë e vjetër e të menduarit nuk mund të jetë shteg shpëtimi nga përballje me atë që po na vjen nga të gjitha frontet. Këtë mund ta bëjë vetëm një Europë më besnike ndaj vetes, më sovrane, më e guximshme dhe më e fortë”, u shpreh ai./Arbresh.info/
?????The Parliament today ratified the agreement of cooperation against illegal migration between Albania and Italy! Albania is standing together with Italy by choosing to act like an EU member state and agreeing to share a burden that Europe should face united as a whole family…
— Edi Rama (@ediramaal) February 22, 2024
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1