Ndërron jetë në spitalin e Fierit Maria Delia.
E moshuara rreth 87-vjeçe, mbylli sytë mesditën e sotme, vetëm 15 ditë pasi burri i saj ndërroi jetë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të koronavirusit.
Bëhet fjalë për çiftin e të moshuarve Delia të prekur me Covid 19 banues në pallatin 10 katesh në lagjen “15 tetori “ në Fier.
Të afërmit pohojnë se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata pohojnë se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.
Gruaja doli negative pas tamponëve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua në Fier.
Që nga dita që mbërriti në Fier ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve duke qenë se kishte probleme shëndetësore të tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen etj.
Çifti i të moshuarve u transferua në Tiranë pasi rezultuan pozitiv ndaj testit të Covid 19.
Bashkëshorti nuk arriti të shërohej nga virusi dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa gruaja ndërroi jetë në spitalin e Fierit këtë të martë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin./oranews
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër