Turisti polak që u rrëzua nga maja e Harapit ka thyer këmbët dhe e ka të pamundur që të lëvizë. Për ta shpëtuar, është kërkuar ndihmë nga ajri, ndërkohë që banorët janë nisur vetë me barela në duar për ta shpëtuar.
Ambulanca e ka të pamundur që të mund të ecë në këtë terren të vështirë.
“Ne jemi duke i dalë në majë të Harapit në krahun e majtë. Ai duhet të ketë humbur rrugën dhe ka thyer këmbën. Ne na ka njoftuar e fejuara e tij. Ai është i vetëm. Ne kemi marrë barelat tek ambulanca se ajo nuk ngjitej dot. Ka mundësi që do na duhet rreth një orë për të mbërritur tek i lënduari.
Ai ka ndjekur një rrugë që e ndjekin edhe turistë të tjerë. E fejuara e tij na ka dhënë koordinatat”, tha Xhimi Guri, banor i zonës për Report Tv. Banorët u njoftuan nga e fejuara e turistit polak për vendodhjen dhe po bëjnë përpjekjet për ta shpëtuar atë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...