Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati në Rinas. Muçi Shaljani (Sheqeri), ndërroi jetë sot, 15 nëntor, në spitalin e Traumës. Ai qëndronte prej të martës në gjendje të rëndë si pasojë e dhjetë plumbave, dy prej të cilëve në kokë, që mori nga breshëritë që u lëshuan ndaj tij dhe Gilmando Danit. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, më 11 nëntor.
Shaljani dhe Dani sapo ishin kthyer nga Barcelona kur ndaj të dyve u bë atentat. Autorët u bënë pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Si pasojë e plumbave, Dani humbi jetën menjëherë, ndërsa fillimisht Shaljani mbeti i plagosur.
Autorët më pas u larguan në drejtim të fshatit Halil ku dogjën makinën, një mjet tip “Toyota Yaris”. Prej aty gjurmët e tyre janë zhdukur. Policia ka shpallur në kërkim Ylli Zallën pasi në shtëpinë e tij gjetën një arsenal armësh. Ka dyshime se nga banesa e tij ka dalë makina e atentatorëve, megjithatë kjo nuk konfirmohet ende.
Gilmando Dani, i cili mendohet se ishte shënjestra e sulmit, ishte emër i njohur për drejtësinë, pasi njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, rezultoi se Muçi Shaljani ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Për këtë arsye, ka nisur një hetim për të zbuluar se si u rekrutua ai drejt agjencisë që kontrollon punën e policisë. Po ashtu është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i Forcës Operacionale të AMP-së derisa të zbardhen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...