Shqipëria humbi edhe një tjetër xhevahir të artit siç ishte Aleksandër Lalo. Lajmi u në publik nga miku i tij Petrit Ruka përmes një statusi në Facebook.
Lalo lindi 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për muzikë më 1973.
Ai është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikëndohen edhe pas shumë vitesh nga këngëtarë të tjerë.
Lalo si njohës shumë i mirë i orkestrës ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përveç kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.
Disa kompozime të Lalos:
Pogradeci – Suide me 4 kohë për orkestër harqesh, Ëndrrat e Vjeshtës.
Muzikë filmash:
Tingujt e harresës
Historiani dhe kameleoni
Treni niset më shtatë pa pesë
Dy herë mat
Fjalë pa fund
Asgjë nuk harrohet
Fushë e blertë fushë e kuqe
Era e ngrohtë e thellësive
Një vonesë e vogël
Shi në plazh
Shtëpia jonë e përbashkët
Thesari
Gëzhoja e vjetër
Nusja
Vajzat me kordele të kuqe
Tomka dhe shokët e tij
Dimri i fundit
Emblema e dikurshme
Duke kërkuar 5-orëshin
Odiseja e tifozëve
Të shoh në sy
Një gjeneral kapet rob
Shi në plazh
Aleksandër Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive”.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë