Berat/Vijon operacioni policor i koduar “Lagjet”, kundër vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
U kap në flagrancë duke vjedhur një shumë parash, në një lokal, vihet në pranga 35-vjeçari.
Veprimet hetimore zbardhin edhe 3 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.
Sekuestrohen disa nga sendet dhe veshjet e përdorura për vjedhje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të operacionit “Lagjet” dhe si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë vënë në pranga shtetasin:
-R. P., 35 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u kap në flagrancë, mbrëmjen e djeshmje, duke tentuar të vjedhë një shumë parash, një lokal, në lagjen “30-vjetori”.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Lagjet”, dyshohet se ky shtetas është autor i edhe 3 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë muajit korrik, në 2 banesa dhe në 1 lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet dhe veshjet e përdorura nga 35-vjeçari, për të kryer vjedhjet.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi R. P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./tch
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit