Elisa Spiropali, e cila u emërua ministre e Jashtme, sot nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, ajo shprehet se posti i saj i ri është nder dhe përgjegjësi, ndërsa shton se integrimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 20230 është një mision historik.
Spiropali shërbeu i kryetare e Kuvendit, ajo e mori zyrtarisht postin më 30 korrik të vitit 2024.
“Drejt Shqipërisë 2030!
Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.
Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.
Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.
Mirënjohje.”, shprehet ajo.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia