Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi pak ditë më parë shembjen e 5 pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes tyrë është edhe i ashtuquajturi Pallati i vipave që do të rrëzohet me shpërthim të komanduar. Por nga ana tjetër shumë banorë kanë filluar të shfaqin dyshime për aktekspertizat.
Kjo është piano me të cilën Agron Xhunga kompozoi disa dhjetra melodi.
Ajo u nxor nga banesa e artistit në pallatin e ashtuquajtur të Vipave në Durrës që po bëhet gati për tu shembur pasi tërmeti i 26 nëntorit e bëri të pabanueshëm.
“Piano shpëtoi dhe momentalisht do ta lëmë pranë teatrit ku babai ka punuar për shumë vite, është emicion shumë i madh se është gjithë fëmijëria dhe krijimet. Por të paktën pianon e shpëtova. Gjithë krijimtarinë pas vitit ’86 e tutje babai i ka krijuar këtu, janë me qindra këngë.”
Në të njëjtin pallat ka jetuar edhe Parashqevi Simaku, një tjetër emër i shquar i skenës shqiptare.
Sot ajo jeton në SHBA, por familjarët i kanë treguar se shtëpia në Durrës nuk është më.
“Pallati është bërë në ’83, ajo ka banuar 11 vjet dhe pastaj ka lëvizur në SHBA.”
Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar shembjen e 5 pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, nga 68 banesa për të cilat ka ardhur përgjigja përfundimtare e Institutit të Ndërtimit.
Por pas përfundimit të pandemisë, banorët e disa pallateve kanë shfaqur dyshime për aktekspertizat./oranews
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...