Një 54-vjeçar i rrezikshëm është arrestuar në Miçigan të SHBA-ve dhe është depërtuar në Shqipëri, ku akuzohet për një sërë veprash penale të ndodhur kohë më parë. Në pranga ra 54-vjeçari me 3 emra Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela.
54-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Salernos në Itali me 25 vjet burgim për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhvatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërkohë që ishte në arrati Leonard Mnella në vitin 2013 arriti të merrte një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare ku deklarohej i vdekur që në vitin 2003 në Amerikën Latine.
Leonard Mnella u lokalizua dhe u arrestua në SHBA pas informacioneve të marrra, ndërsa do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në vendin tonë.
Vijon puna në bashkëpunim me prokurorinë, për hetimin e thelluar të veprimtarive kriminale të kryera nga ky shtetas./rtsh.al/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë