Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar për shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria ne seancën e sotme i ka kërkuar gjykatës pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë ndërsa ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tyre.
Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.
Sipas avokatit Tarrelli, të 4 policët kanë marrë pjesë në gjithë procedurën ligjore të bashkëpunimit për zbulimin e rastit dhe kanë qenë tepër korrekt në punën e tyre.
Gjykata ka lënë në burg pa afat drejtuesin e mjetit V.D, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe municionit.
Hetimet e AMP zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme./euronews/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...