Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pasi përgëzoi popullin shqiptar për rekomandimin e Komisionit Evropian, deklaroi të martën se vendi ynë “do të ketë shumë sfida dhe punë të madhe, duke nisur nga shteti i së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi”.
“Negociatat me BE nuk janë të lehta. Ëndrra ime është që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt Evropës. Është në interesin më të mirë që Shqipëria të jetë e integruar plotësisht në BE. Ajo që Shqipëria ka bërë është e mjaftueshme për të çelur negociatat. Tani, sfidë është bindja e të gjitha vendeve në qershor për çeljen e negociatave”, deklaroi Tusk.
“Unë zakonisht jam i kujdesshëm, por them se jam optimist. BE është investuesja më e madhe për të gjithë rajonin”, shtoi Presidenti i Këshillit Evropian.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi: “Ne do të ndërtojmë Shqipërinë europiane në Shqipëri. Është një proces që kërkon kohë dhe që e kërkon interesi i fëmijëve tanë. Me Presidentin, që është njohës i thellë i rajonit, folëm për procesin e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nënvizova se ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Diskutuam edhe për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi./Top Channel
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...
Dëshmitarja e Lybeniqit ia rrëfen tmerret Kurtit: Serbët kan...