Qytetarët e Korçës por edhe të zonave të tjera të Shqipërisë po investojnë të ardhurat e tyre në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Korçës por edhe fshatrat turistikë.
Trendi i blerjes së shtëpive ka pësuar rritje vit pas viti dhe nuk është frenuar as nga pandemia.
Blerja e shtëpive në Korçë dhe më pas dhënia e tyre me qira po konsiderohet një investim i sigurt prej të cilit burojnë të ardhura.
Zhvillimi i turizmit gjatë viteve të fundit ka rritur në masën 20% shitjen e banesave edhe në lagjet karakteristike të qytetit, të cilat janë kthyer në bujtina dhe hotele.
Interesi për blerjen e objekteve të banimit në qytetin e Korçës vijon të mbetet i lartë pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimit, kushtëzuar nga rritja e çmimit të krahut të punës, pasojë e mungesës së fuqisë punëtore si dhe materialeve të ndërtimit.
Nga ana tjetër frenimi i ndërtimeve të reja në Korçë ka detyruar blerësit që të orientohen tek ndërtesat ekzistuese, çmimi i të cilave gjithashtu ka pësuar rritje./Klan News/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen