Jo vetëm rritje në numra, por edhe në shpenzime për hotele dhe restorante. Turizmi në Shqipëri këtë vit po i drejtohet një tjetër rritjeje të fortë, teksa instituti i statistikave INSTAT raporton se pranvera e këtij viti pati një rritje të ndjeshme të vizitave dhe net qëndrimeve nga të huajt.
Në shifra absolute, vizitorët e dyfishuar nga Kosova zënë vendin e parë në listën e turizmit ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Italia. Mirëpo, vlen të përmendet një rritje e fortë e hyrjeve në vend nga Gjermania, Turqia, Shtetet e Bashkuara, por edhe Spanja dhe vendet nordike.
Ecuria e fortë dhe e qëndrueshme e turizmit, perceptohet se do të vazhdojë rritjen edhe nga linjat e huaja ajrore, që kanë njoftuar zgjerimin e numrit të destinacioneve, bazën e avionëve dhe frekuencën e fluturimeve, për të shërbyer më shumë të huaj që duan të vizitojnë vendin, por edhe shqiptarë që kërkojnë të shohin destinacionet europiane.
Për periudhën Janar-Mars, mbi 203 mijë net fjetje nga të huaj u regjistruan në strukturat akomoduese të vendit, 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Pjesa kryesore ishin të shpërndara në rajonin qendror të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë thuajse në mënyrë të barabartë në jug dhe veri të vendit.
Rritja e turistëve u përkthye edhe në një shtim të vizitorëve në muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, në një total prej 51 mijë biletash të shitura në tre muajt e parë të vitit.
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...