Policia e Shtetit ka bërë të ditur se rreth orës 13:15 e kanë pranuar një informacion se në “Majën e Rosit” në Valbonë një turist gjerman ishte rrëzuar dhe kishte lënduar këmbën.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se policia i doli në ndihmë dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësorë në Spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë”.
“Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë. Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...