Në tunelin e Llogarasë vijojnë punimet me ritme intensive për finalizimin e kësaj vepre infrastrukturore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një postim në faqen zyrtare në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në këtë kantier.
“Mirëmëngjesi dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.
Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit. Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë./ abcnews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...