Ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras ka kritikuar qeverinë Mitsotakis për masat e marra për pandeminë, kryesisht për paketën financiare, ndërsa ka zhvlerësuar rregullat e vendosura prej saj për karantinën.
Në një intervistë për televizionin ‘Kontra Channel’, i pyetur për kufizimet e vendosura nga qeveria ai mori qeverinë shqiptare si shembull, duke thënë se si pasojë e shtrëngimeve Shqipëria ka një numër të ulët viktimash.
“Ne si opozitë qëndruam me përgjegjësi në këtë situatë, sepse gabime janë bërë, por nuk i përdorëm për të bërë opozitë. Por nuk mund të pranojmë që qeveria të shkojë ne ekstremin tjetër dhe të thotë që gjithçka e ka bërë shumë mirë. Sepse nëse thotë se është qeveria më e mirë në botë atëherë, çfarë duhet të thonë fqinjët tanë? I bie që zoti Rama që ka vetëm 25 vdekje është Perëndi”.
Tsipras tha se opozita e drejtuar prej tij nuk po përpiqet të përfitojë politikisht në këtë situatë, pasi në një kohë krize është e gabuar të bësh llogari politike.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...