Detaje të reja kanë dalë nga tritoli që shpërtheu në një automjet në rrugën ‘Belul Hatibi’ në Tiranë mbrëmjen e kaluar.
Makina tip ‘Benz ML’ me targa AA 441 OO është në pronësi të Dervish Hasit me profesion mjek kardiokirurg në një spital privat.
Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në parkim, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Dëmtime kanë pësuar edhe makinat e tjera të parkuara aty pranë. Pista që po hetohet nga policia është ajo për shkak të profesionit, shkruan syri.net.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...