Policia e Sarandës zbardh detaje nga shpërthimi me tritol në hotelin në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.
Policia njofton se në hyrjen e një garazhi ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./noa/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...