Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Kamëz.
Sipas burimeve të euronews.al bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mengjesit dhe lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga ana e tij, deputeti i PD është shprehur se nuk ka konflikte me askënd,ndërsa prej 3 ditësh kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026