Dita e 1 majit, ka nisur me protesta në qytetin e Durrësit ku përveç asaj të peshkatarëve, janë tubuar edhe tregtarët e tregut industrial janë ngritur sot përpara Bashkisë Durrës.
Rreth 300 tregtarë të tregut industrial janë detyruar të ngrihen në protestë ditën e sotme pasi ata nuk kanë përfituar pagën e luftës.
Gjendja e rënduar ekonomike dhe mbyllja e tregjeve ka shkaktuar jo pak probleme për familjet e tyre pasi kjo ka bërë që thuajse për dy muaj të mos kenë të ardhura.
Është hera e katërt që tregtarët protestojnë.
Njeri prej tregtarëve kërkon që shteti ose duhet të na lërë të nisim punë dhe të vendosë tunele dezinfektimi në hyrje dhe dalje të tregut, ose në të kundërt t’u japë pagën e luftës.
“Pa punuar ne nuk kemi mundësi të mbajmë familjet tona, shteti na kërkon të qëndrojmë në shtëpi dhe ndihmë ekonomike nuk na siguron.”
Tregtarët kanë deklaruar se kanë shpenzuar të gjithë kursimet për të mbijetuar në këtë periudhë dhe tashme gjenden pa të holla për sa i përket vazhdimit të tregtisë ose marrjes së mallrave të tjera apo pagimin e aty që kanë tashmë stok.
Ata deklarojnë se shteti nuk i ka fiskalizuar as si tregtarë ambulant, duke bërë që të mos përfshihen në listat për dhënien e pagës së luftës dhe duke u mohuar kontributi që ata paguajnë çdo muaj./oranews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...