Ditën e sotme tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës.
Ndërkohë lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ku bën të ditur edhe gjendjen e tyre shëndetësore.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruan ministri i Mbrojtjes.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë