Rasti i Alvin Berishës u bë i njohur në tetor të vitit të kaluar, nga emisioni investigativ italian “Le iene”. 11-vjeçari rezultonte i zhdukur prej 5 vitesh, që kur nëna e tij e mori me vete drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Fatmirësisht, ai mundi të gjendej dhe të nxirrej nga kampi Al-Hol në Siri, ku ndodhej dhe sot Alvini jeton me të atin, Afrimin dhe me motrat e tij në Itali.
Këto janë fotot e Alvinit, të shkrepura rreth tre muaj më parë, kur ai u bashkua me të atin.

Vetëm 3 muaj pas daljes nga kampi, Alvini është transformuar totalisht në pamje. Duket qartë që ai është ushqyer mirë dhë bën një jetë krejt tjetër nga ajo në Siri. Lapsi.al ka siguruar disa foto të Alvinit, të shkrepura së fundmi. Ai duket më i shëndetshëm dhe më i lumtur se tre muaj më parë.





Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...