Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen për trafikimin e 203 kallëpeve tritol C4, të ardhura nga Kosova përmes një pazari të organizuar nga një agjent i infiltruar i policisë.
Të pandehurit Rigon Maliqi, Shkëlqim Halabaku dhe Lion Pira janë arrestuar, ndërsa Dritëro Azemi dhe Flaka Avdullahi janë shpallur në kërkim.

Një sasi prej 203 kallëpe tritoli C4, e kapur në muajin Shkurt të vitit të kaluar në ambientet e një karburanti në zonën e Fushë-Krujës, rezulton të jetë blerë kundrejt një shume prej 40 mijë euro në Kosovë.
Por eksplozivi ishte dërguar nga Prishtina në Fushë-Krujë, për llogari të një agjenti të infiltruar nga policia e Tiranës, i cili kishte mbyllur pazarin me trafikantët e armëve se kundrejt sasisë së municionit dhe armatimit do paguante plot 40 mijë euro.
Për këtë episod të trafikimit të lëndëve shpërthyese në sasi të mëdha,prokuroria e Tiranës tashmë ka mbyllur hetimet dhe dosjen penale kundër të arrestuarve Rigon Maliqi, Shkëlqim Halabaku dhe Lion Pira, e ka dërguar për shqyrtim gjyqsor në Gjykatën e Tiranës./oranews./
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë