Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Po ashtu në kërkim është shpallur një 38-vjeçar, organizator i kësaj veprimtarie kriminale.
“Blutë” kanë proceduar penalisht edhe 7 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Njoftim i policisë:
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Forca e Posaçme Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Procedohen penalisht edhe 7 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 3”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi, 38 vjeç.
Shtetasit e arrestuar janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 7 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 7 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Vijon puna për kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran