Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi transportuan drejt Tiranës një armë zjarri kallashnikov.
Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan mesditën e të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet.
Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe e futur në një çantë të madhe.

Dy djemve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celular. Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera./abcnews.al
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...