Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video në faqen e tij zyrtare “Facebook” përmes të cilës tregon transformimin e sektorit energjetik.
Ai thekson se në vitin 2013, kohë kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sektori energjetik në Shqipëri ngjante si një “vrimë e zezë” në mes të Evropës me humbje katastrofike dhe vjedhje të shumta.
Krahas kësaj, Rama thotë se falë reformave dhe punës së bërë, Shqipëria sot është prodhuesja më e madhe e energjisë diellore në rajon. Ai thekson se brenda mandatit të katër qeverisës, Shqipëria do të fitojë pavarësinë e plotë sa i takon furnizimit me energji./Arbresh.info/
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...