Policia e Vlorës ka shtuar prezencën e policëve të qarkullimit në rrugën Transballkanike. Kjo për shkak se aty çdo ditë po aksidentohen kalimtarë, e po përplasen automjete.
Këto janë pamjet e ngjarjeve më të fundit në Transballkanike. Dy njerëz ndodhen në gjendje të rëndë, kurse një i tretë humbi jetën. Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ka sjelle pasoja. Aksidentet automobilistike janë të përditshme. Për ekspertët e qarkullimit, shkaqet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale.
Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar 23 aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar. Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet. Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve. Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale./abcnews.al
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...