Me mbështetjen e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistence Program) nisi trajnimi i Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe të Policisë së Shtetit.
Objekti i këtij trajnimi është hetimi i krimeve, sipas një moduli të standardizuar bashkëkohor dhe i miratuar tashmë nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të këtij trajnimi, theksoi mbështetjen e plotë për AMP-në dhe çdo institucion tjetër të varësisë, që do t’i nënshtrohen një procesi efektiv reformimi.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë mbështetjen time më të fortë, duke rritur dhe forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit”, tha ministri Hoxha.
Sipas tij, “për të pasur një reformë të suksesshme, ndër të tjera kemi nevojë që AMP të jetë sa më dinamike në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të saj. Që të arrihen objektivat tona, duhet që punonjësit e AMP të kenë përgatitjen e duhur profesionale, integritetin dhe personalitetin e duhur”./rtsh.al/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim