Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një i ri i moshës 28-vjeçare ka shkuar në varreza për të përcjellë për në banesën e fundit gjyshen e tij të moshës 72-vjeçare, por ka humbur jetën.
Gjyshja ka ndërruar jetë një natë më parë, ndërsa pasi i kanë kryer gjithë ritualet dhe zakonet që zbatohen në të tilla raste, ditën e sotme, familjarët dhe të afërmit e së moshuarës kanë shkuar për të varrosur të ndjerën.
Nga emocionet e forta Toni Hidrit i ka rënë të fikët dhe ka humbur ndjenjat. Për fat të keq, atij i ka rënë koka në një gur dhe më pas ka mbetur pa ndjenja. 28-vjeçari u nis për në spitalin e Librazhdit me urgjencë, por siç raporton Citynews, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...