Të premten para Gjykatës së Vlorës doli ish-polici Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.
Sipas burimeve të Top Channel, Tase ishte i tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar.
“Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohem dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka thënë Tase.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”.
Gjatë seancës ish-polici ka deklaruar se në skaf kishte hipur vetëm nëna dhe djali i tij i vogël, ndërsa në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët.
Ai ka thënë se nëse do të lëvizte në anën e kundërt do të kishte vrarë familjen e tij, ndërsa ka vendosur të mos bëjë ankimim ndaj masës së arrestit.
“Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha Tase.
Ndërkohë prokuroria kishte paraqitur një video në cilësinë e provës materiale, ku shikohej lëvizja e mjetit lundrues. /tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit