Do të përcillen sot për në banesën e fundit Alesio, Valerio dhe Arturi, trenjakët të cilët u dogjën në banesë ku ishin lënë të vetëm.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 20 shtatorit në Romanat të Durrësit.
Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 15:00 ndërs gazetari i Ora News Leonidha Musaj ndodhet në vendngjarje dhe mëson se nëna ishte larguar nga banesa për të çuar dy vajzat të mësonin në banesën e gjyshes së tyre pasi vajzat nuk ndiheshin të qeta të mësonin në prani të tre vogëlushëve që loznin.
Prandaj ka vendosur ti mbyllë me çelës në dhomën e gjumit dhe më pas të mbyllë dhe banesën e tyre.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e flakëve është fakti që fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse.
Fillimisht i ka e vënë zjarrin perdes dhe me pas kanë marrë flakë krevati dhe kolltuku pasi kanë pasur në përbërje material sfungjeri dhe pambuku.

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...