Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur këtë të premte qytetin e Orikumit, ku një çift bashkëshortësh është gjetur i pajetë në banesën e tyre.
Siç raporton Euronews.al, viktima është Sose Xhebro, rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vdekja të jetë shkaktuar nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se pas vrasjes së gruas, Llogora Xhebro mund të ketë vrarë veten. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...