Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në një shkollë në Durrës ku një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën gjatë orës së fiskulturës në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”.
Sipas informacionit paraprak, i riu me iniciale F.S. dyshohet se ka pësuar infarkt.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftim.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...