Detektivët britanikë të Agjencisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit kanë bastisur disa banesa në qytetin e Lutonit, në veri të Londrës dhe kanë arrestuar 4 shqiptarë të dyshuar se trafikonin emigrantë nga Belgjika në Britani.
Katër shqiptarët, të moshave nga 28 deri në 41 vjeç, janë arrestuar në bazë të urdhrave europianë të arrestit. Pjesë e operacionit policor, i cili dukshëm është një bashkëpunim me autoritetet belge, është edhe arrestimi i njëkohshëm i katër shqiptarëve të tjerë në qytetin Gent të Belgjikës, nga Policia Federale belge. Mendohet se ky rrjet i trafikantëve përmes pagesave sillte çdo javë në Britani rreth 20 emigrantë nga Shqipëria.
Sipas detektivit Paul Perry, të Agjencisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit, NCA, “si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet belge, ne arritëm të përcaktojmë vendndodhjen dhe arrestimin e 4 personave që besohet se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal me bashkëpunëtorë të tyre në Belgjikë. Grupi mendohet se janë përgjegjës për trafikimin nga Shqipëria në Britani nga Belgjika, përmes pagesës që u merrnin emigrantëve që më pas transportoheshin drejt Britanisë me maune”, thotë detektivi britanik.
Të 4 të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës së Ekstradimeve, Westmintser Magistrates Court, në Londër dhe pritet të ekstradohen në Belgjikë për hetime të mëtejshme.
Prej vitesh, Britania mbetet një destinacion i preferuar i shqiptarëve, të cilët arrijnë një numër të konsiderueshëm, edhe pse autoritetet britanike të emigracionit dhe ato të policisë kanë përshkallëzuar përpjekjet e tyre për frenimin e ardhjeve ilegale./tch/Arbresh.info
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...