Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Nga kontrolli i ushtruar, në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin, forcat policore kanë konstatuar në breg një gomone dhe një automjet tip Alfa Romeo. Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin e këtyre mjeteve ku janë gjetur edhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë.
Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet se mjeti lundrues është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga tre prej të arrestuarve, Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj.
Mësohet se i arrestuari i katërt është 27-vjeçari Arbër Bregu, që do të përballet vetëm me akuzën për kontrabandën e benzinës, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë akuzohen edhe për trafikim i mjeteve motorike, kalim i paligjshëm i kufirit dhe falsifikim monedhash.
Përkatësisht akuzat për të arrestuarit:
– Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 172 dhe 141/a të Kodit Penal
-Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe 183 të Kodit Penal. (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).
– Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.
– Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...