Dy grekë nga Patra dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë së Departamentit të Narkotikëve pranë nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Patras.
Sipas Top Channel, ata u kapën në flagrancë teksa merrnin tre pako, të cilat mbërritën në degën qendrore të Postës Helenike (ELTA) në Patra, nga Tajlanda, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.
“Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra. Kur kanë shkuar në Postë dhe i kanë marrë, menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka arrestuar”.
“Mes të arrestuarve, është edhe një person që dyshohet se ka lidhje me pronësinë e një lokali të njohur nate në qytet. Në kontrollin e një shtëpie “mashtruese” që ai ruan, policia gjeti dhe sekuestroi 36 gr. kokainë dhe dy peshore elektronike precize”, shkruan Tch
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...