Shqiptari Fatos Xheta, i cili vrau gruan Safie Xheta rreth 6 muaj më parë në Oksofrd të Britanisë së Madhe është dënuar sot me 19 vjet burg.
Gjyqtarët janë menduar rreth 90 minuta, përpara se të marrin vendimin për 46-vjeçarin.
Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë, shkruajnë mediat britanike, transmeton bw.
Në një letër të dyshuar të shkruar nga Fatos Xheta, shkruhej “Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”.
Hetimet kanë zbuluar se burri i kontrollonte vazhdimisht rrjetet sociale bashkëshortes, si dhe celularin.
Safie Xheta i kishte thënë një mikeshe të saj përpara disa kohësh: “Fatosi nuk më lejon të kem shok. Nuk kam tani as telefon, sepse e mori dhe e shkatërroi”.
Çifti ishte martuar me njohje në Shqipëri. Ata kishin jetuar në Itali, ndërsa më pas janë transferuar për në Britaninë e Madhe. Ata lanë pas edhe fëmijë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...