Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.
Sipas raportit mjeko-ligjor aq e thellë ishte prerja në qafën e saj, saqë thuajse ishte shkëputur nga trupi.
Pranë saj u gjet një letër, e cila mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën shkruhej në shqip: ‘tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje’.
Megjithatë, 46-vjeçari Fatos Xhetae mohon vazhdimisht se ka gisht në vdekjen e bashkëshortes së tij.

Por pavarësisht dëshmisë së tij, ai mbetet i dyshuari kryesor pasi, sipas miqëve të çiftit, e ka dhunuar më parë atë.
Disa muaj para se të gjendej e vdekur, Safia i kishte treguar miqve të saj se bashkëshorti e kishte rrahur aq shumë saqë i kishte krijuar të nxira në fytyrë dhe i kishte thyer telefonin, transmeton Gazeta Shqip.
Sipas mikeshës së saj, Dorela Rehovës, gruaja kishte përjetuar dhunë pasi bashkëshorti i kishte gjetur mesazhe me miq nga Italia.
Ajo shtoi se kohët e fundit, Fatosi ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” dhe mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte.
Çifti ishte martuar me shkuesi në Shqipëri, dhe disa muaj pas martesës kishin shkuar të jetonin në Itali. Më pas ata ishin zhvendosur në Angli.
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona